Ir al contenido
- Kau që nuk vete në arë e pret sëpata
- Gjuha vete ku dhemb dhëmbi
- Andej bënë shokët, andej do bëj dhe unë
- Nuk ka të bardhë pa të zezë
- Miu përmori në det e tha: “Kam pjesë!”
- Buka në shtat, gëzimi pa masë
- Çdo mundim kërkon shpërblim
- Kush shkon pa ftuar e gjen pa shtruar
- I mençuri e kupton vetë
- Dhelprës me dhelpëri
- Kur s’ke pulën ha sorrën
- Nuk shkohet jeta me ‘faleminderit’
- Uria ha bukën thatë
- Si kofini pas të vjelave
- Kur t’i thuash vetes dyqanxhi, duhet t’i thyesh gjunjët në dyqan
- Plaka, pasi iu vodh shtëpia, mbylli derën
- Ai ta fal gomarin, ti e shikon nga dhëmbët
- Ai ta fal gomarin, ti e shikon nga dhëmbët
- Si e mira dhe e liga në këtë botë lahen
- Gjeti tenxherja kapakun
- Çdo zog pëlqen folenë e tij
- Toka pa zot, mall për botë
- Kush ecën ngadalë, shkon shëndoshë e larg
- Njeriu i vjetër duhet nderuar
- Pushka don pushkën.
- Kush vjen rrallë ha bakllava, kush vjen shpesh ha përshesh
- Si është miku bëhet petaniku
- Gjithkahit bani durim, se durimi asht pshtim
- Moti ndihmon atë që punon
- Këmisha e bardhë, sapuni veresie
- Kush s’ka pulën ha sorrën
- Si është miku bëhet petaniku
- Kush ngutet, vonohet
- E përpjeta ka edhe tatëpjetë
- Mbas motit të vështirë, vjen dita e mirë
- E përpjeta ka edhe tatëpjetë
- Për një dorë kashtë e vret samari mushkën
- Sa të rrosh, do të mësosh
- Koha rrëfen të drejtën
- Lima dalëngadalë bëri tranë gjilpërë
- Retë e kuqe në mbrëmje, mot i mirë në mëngjes
- Një herë të vjen fati te dera
- Nuk bie miza në gjalpin që është duke valuar
- Po erdhi mirësia, në daç mbyllja derën, ajo e hap vetë
- E treta e vërteta
- Bjer me pula e çou me burra
- U derdh vaji, s’mblidhet më
- Të bërat nuk zhbëhen dot
- Miqësia është si pema që duhet ushqyer shpesh
- Fati ndihmon guximtarët
- Gruan dhe mushkën zgjidhi nga fshati
- Nuk punove në të ri, rri e qaj në pleqëri
- Eja baba të të dëftej arat
- Po të lavi, të levi dhe bishtin ta krevi, hap sytë se të gënjevi
- I ikuri dhe i vdekuri harrohen shpejt
- Dhuratën e pranon dhe mbreti
- Ka thanë kukuvaca: ‘Zogu i em ma i miri’
- Shiti gjetkë këto
- Malli i babait – malli i qerratait
- Macja që fle nuk zë dot minj
- Kur dëgjon dokrra, mbyll veshët, kur shikon njerëz lakuriq mbyll sytë
- Uria ha bukën thatë
- Uria ha bukën thatë
- I varfëri kur ha kafshatën, kafshon dorën
- Harabeli plak nuk rrehet me bukë
- Dhelprës me dhelpëri
- I riu, si veriu
- Po i bëre duart me mjaltë, po nuk i hëngre do t’i lëpish
- Sa e ke në gojë fjalën, e ke robin tënd; kur të del nga goja, bëhesh rob i saj
- Kujt i jep Zoti të mbarën, i lëvron daci arën
- Punë punë natë e ditë që të shohim pakëz dritë
- Asnjë lartësi nuk arrihet pa lodhje
- E ngrejtuna herët e ka nafakën e vet
- Shtriji këmbët sa ke jorganin
- Gruas, në i dhënç dorën kur është ngushtë, të jep shpirtin kur është çlirë
- Nuk bien kocka nga qielli
- Peshkoj në ujë të turbullt
- Koha i harrin gorricat
- Si është miku bëhet petaniku
- Duaj, të të duan
- Shiu në prill plot hir
- Rrit sorrën, të të nxjerrë sytë
- Në mëngjes herët derën me e hap se mbushet shtëpia me nafakë
- Shka din zemra, atje shkon mendja
- Që në gusht nga një grusht
- Pashkë s’është përditë
- Një shi në maj sa një qerre ar
- Ujët që rri në një vend qelbet
- U derdh vaji, s’mblidhet më
- Çelësi që punon, nuk ndryshket
- Kur s’ke pula mos bëj ‘ish’
- Më mirë të të dalë syri sesa nami
- Vizitat e shpeshta e mërzisin mikun
- Po të kërkosh shokë pa të meta, mbetesh pa shokë
- Druri ndreqet sa është i njomë
- Kur s’di not mos u fut në ujë
- Një herë të vjen fati te dera
- Burri lidhet prej fjalësh, kau prej brirësh
- Buka në bark, forca në shtat
- Armiku s’do mëshirë, por qëroje sa je i çlirë
- Yll i bukur, ku je që s’je dukur? I tha breshk’ e madhe të birit
- Kujdes bej se ka hendek
- Goja flet, kurrizi pret
- Hekuri rrihet sa është i nxehtë
- Kush ka turp vdes për bukë
- Një zog që i prishet foleja, hidhet degë më degë
- Budallait hapi rrugë
- Derri i egër ha dardhën e butë
- Herë me hirë, herë me pahirë, gabon edhe ai që është më i mirë
- Frikacaku ka frikë nga hija e tij
- Fatit nuk i shpëton dot
- I them bukës bukë dhe ujës ujë
- Shejtani fle, ti e zgjon
- Gunë e huaj s’të mban ngrohtë
- Kujt i djeg le të kruhet
- Fajtorin e tremb faji i tij
- Kur ke zemër ke edhe krahë
- Gabimi falet një herë, e jo përherë
- I jep gishtin, të merr dorën
- Ku gjëmon shkopi i kocanit? Në kurriz të mendjemadhit
- Lisi s’pritet me një sëpatë
- As e mira, as e liga, nuk dihet se nga të vjen
- Gishtat e dorës nuk janë njësoj
- Ku fluturon zemra, fluturon syni
- Si Loli me Colin
- Ligjin e bën Maliqin
- Gjeji shokët e mirë, që të bëhesh i mirë
- Lisi s’pritet me një sëpatë
- Miku i gjithkujt miku i askujt
- Jo gjithmonë “mirë se ju gjejmë” por edhe “mirë se erdhe”
- Ta shef bojën, sa ka nevojën
- Më mirë një mik se një çiflig
- Miku dhe vera duhen të vjetër
- Po deshe të humbasësh mikun, jepi para borxh
- Kur buti shterpoi, gjithë miqtë i largoi
- Mikut, edhe në ferr të jetë, duhet t’i shkosh
- Dashuria lyp dashuri
- Po ta dijë djali sa e do i jati, çmendet
- Pa xhelozi nuk ka dashuri të vërtetë
- Zënkat janë krahu i dashurisë
- Dashurinë, paratë, kujdesin është vështirë t’i fshehësh
- Kur je mëdyshas, mos bëj asgjë
- Mendja e urtë, bijë e natës
- Martesë e nxituar, pendim i shpejtë
- Gënjeshtari kapet më kollaj se topalli
- Është më afër dera se qilari
- Bora a beriqet
- Vit i ri, kësmet i ri
- Kush nuk bindet, nuk di të komandojë
- Kush nuk di të heshtë, nuk di edhe të flasë
- Kush trazohet në shumë punë, në fund mbetet pa gunë
- Miku i mirë të këputë litarë
- Kush shaftë kasollen e vet, ju djektë
- Është e lumtur ajo grua që s’ka vjehër dhe kunatë
- Më mirë një mik, se një çiflig
- Kush fle me qentë, ngrihet me pleshta
- Bota është e rrumbullakët
- I marri kur hesht, s’është i marrë
- Paraja flet në çdo gjuhë të botës
- Një kalë me shumë zotër, ngordh për të ngrënë
- Mushkës xanxare ia vënë barrën më të rëndë.
- Mblidh kashtë e mblidh byk, kali në Selanik
- U bë veza të mësojë pulën
- Gomarë, me ar ta veshç, veshët do t’i duken
- Kush pranon këshilla është më i mencur se ai që i jep
- Çdo njeri nuk trajtohet një lloj, stofi pastrohet me brushë e kadifeja me dorë
- Mbaje zogun sa e ke në dorë
- Ndihi vetvetes që të të ndihmojë Zoti
- Të gjitha o asgjë
- Me gojë te lan, me dhëmbë të çan
- Qengji i mirë pi dy mëma
- Gjënë e keqe s’e gjen gjë
- Barku firë, s’kërcen mirë
- Jashtë valles dinë shumë këngë
- Kur të vijnë të këqijat hapu derën
- Gjaja e ligë ban kambë e ik
- Mjalti i tërheq mizat
- Kush bëhet si dele e urtë e hanë ujqërit
- Gota s’len kënd me ngritë krye
- Bushtra që nxiton shumë, pjell këlyshë të verbër
- Kau plak e bën brazdën të drejtë
- Kalit të mirë s’i duhen shporet
- Si e ëma dhe e bija
- Shoku shoku kërkon
- Shoshari shoshën e tij lëvdon
- Çdo gjë ka kohën e saj
- Do mosha moshën, do halli hallin, do mendja mendjen
- Edhe bakllava të hash përditë, të mërzitet
- Gjysma e dheut janë si bagëtia e Ndreut
- Këndesi në pleh të tij kapërdiset
- Kush leu mendjen e vet pëlqeu
- Fshat e zanat
- Pas malit ka të tatëpjetë
- Do shoqi shoqin
- Do shoqi shoqin
- Gjithsekush tërheq nga vetja
- Guri i rëndë në vend të vet
- Çdo njeri është mbret në shtëpinë e tij
- S’ka njeri në botë që të mos ketë një hall mbi kokë
- I zoti e di ku i pikon çatia
- Puna e njeh njeriun
- Fjalët i merr era
- Pa punë s’ka bukë
- Kush s’ka pulën ha sorrën
- Nuk shkohet në Bagdad me gomar topall dhe me qese bosh
- Ujk me lëkurë qengji
- Kur bën një mirësi, mos u mburr në shoqëri
- I mjeri mish që s’ha mish
- Ujë ahi e mish cjapi
- Shtëpinë nuk e mbajnë trarët, por njerëzit
- Mjerë ai që bën shtëpi, lum ai që e gëzon
- Bukë e hi e në shtëpi
- Shtëpia pa grua si zjarri pa dru
- U martove, u burgtove
- Darka e lehtë – gjumi i qetë
- Të ligat janë si qershiat, që ngrehin njëra – tjetrën
- Sosi vera dhe rakia, shkoi e vate miqësia
- Si të jetë brumi, del edhe buka
- Si jeta – vdekja
- Ҫ’të mbjellësh, do të korrësh
- Bleta nderohet se punon për vete dhe për shokët
- Edhe një dru ta veshësh mirë, do duket I bukur
- Mos blej atë që s’të duhet, se do sheç atë që të duhet
- Kur ka mashën, pse të djegë dorën?
- Kur ka trasta fiq, gjithë botën i bën miq
- Nga violinë e prishur mos prit muzikë të mirë
- Fqinji i mirë – vëlla pa pjesë
- Kur u bë evgjiti pashë, vrau t’anë
- Dëmi i njërit është fitimi i tjetrit
- Miku më i mirë është leku
- Nevoja s’ka gjygj
- Durimi – fitimi
- Veshja e trajton njerinë
- Lum ai që njeh vetveten
- Bëj si them unë, mos bëj si bëj unë
- Buza më gaz, shëndeti me masë
- Fjala e mirë çel derën e hekurt
- Fjalë e dhënë, punë e bërë
- Vegla e mirë nderon mjeshtrin
- Rrit sorrën, të të nxjerrë sytë
- Shtrij këmbët sa ke jorganin
- Si korbi dhe veza
- Si mbreti dhe mileti
- S’vjen koha pas teje, shko ti pas kohës
- Si e ëma dhe e bija
- Dhëntë marsi ujë e shi, veç mos dhëntë breshëri
- Dielli lind për të gjithë
- Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin
- Kur thonë ‘ngordhi ujku’, atëherë ruaje gomarin
- Iku macja, lozin minjtë
- Kur hyn macja në oxhak, ka ardhur dimri në prag
- Nuk ka tym pa zjarr
- Kur s’ia del dot me trimëri, do t’ia dalësh me dhelpëri
- Kur varfëria hyn nga dera, dashuri del nga penxherja
- Nuk ngopet ariu me miza
- Kur të thonë ngordhi ujku, atëherë ruaj gomarin
- I ra zjarri fqinjës, lage shtëpinë tënde
- Ditët e marsit e fjalët e gruas së re nuk besohen
- Një herë të vjen fati te dera
- Zoti me një dorë të hedh e me tjetrën të pret
- Njeriu, sa më i mirë të jetë, më poshtë rri
- Miqësia e mirë, hesapin e dlirë
- Plaku sa do budalla që të jetë, mend sa një i ri do të ketë
- Sa njerëz janë, aq mendje kanë
- Ai që pëson, beson
- Hesapet e mirë bëjnë miqt e mirë
- Prifti në fillim bekon mjekrën e tij
- Ai që mundohet të jetë gjithkund, s’mbërrin askund
- Zoti të jep arrat, por nuk t’i thyen
- Ku hahet ari, s’kqyr drejtsi gjygjtari (Kosovo)
- I shëndoshi i bukuri, i pasuri i urti, i vobekti i marri
- Me cilin sy të më shohësh, me atë të shoh
- Pika pika uji çpon gurin
- S’i bihet murit me kokë
- Mos ec me vrap se bie në trap
- Çka s’mund të të bëjë armiku, ndonjëherë ta bën miku
- Ai stan atë bulmet ka
- Si të jetë brumi, del edhe buka
- Si të jetë brumi, del edhe buka
- Dardha nën dardhë bie
- Nuk ka ligësi më të madhe se mosmirënjohja
- Macja e botës vjen në shtëpi për të përmbysur tenxheret
- Darka e lehtë – gjumi i qetë
- Korbi korbit s’ia nxjerr sytë
- Gjuha e ka rrënjën në zemër
- Buka në shtat, gëzimi pa masë
- Shtegu i çelur, dëm i gatshëm
- Nga lëkurë e huaj del rrip i gjatë
- Sytë janë më të besueshëm se veshët
- Zoti më ruajtë prej mikut, se prej armikut ruhem vetë
- Ke pesëdhjetë miq? Nuk të mjaftojnë. Ke një armik? Ke shumë
- I pësuari, i mësuari
- Veza e korbit nuk nxjerr pëllumba
- Nga gjëmbi del trëndafili, nga trëndafili del gjëmbi
- Xixat të vogla – zjarri i madh
- Gënjeshtarit dhe e vërteta nuk i besohet
- Nga bishti i qenit nuk bëhet sitë
- Bëm, baba, të të ngjaj
- Një shkëndijë djeg një qytet
- Tjatër e thëna, tjatër e bëna
- Lumi që fle, ay të mbyt
- Po të bjerë lisi nga degat kushdo bën dru
- Nga e thëna në të bërë shkon në mes një lumë i tërë
- Ndër dy të zeza do zgjedhë ma e vogla
- Ujë ahí e mish cjapi
- Betimi është kalaja e hajdutit
- Pleqve merru urtësinë, djemve merru trimërinë
- Çohu hoxhë të ulet prifti
- Puna e mirë bëhet ngadalë
- Ç’ka barku e nxjerr bardhaku
- Qumësht ha pa merak, vezë nga pak
- Si kofini pas të vjelave
- Ujk me lëkurë qengji
- Janari – këmbëmbari, kthen dita nga behari
- U tha u bë
- Nëntori – gazmori
- Kur flet të drejtën, vë dyzet hasëm
- Shan lepuri gomarin nga veshët
- Vegshi i thotë vorbës: Hiqu se më nxive
- Vegshi i thotë vorbës: Hiqu se më nxive
- Më thuaj me kë shkon, të të them se kush je
- Qesja plot, të hap çdo portë
- Leku shkon tek leku
- Leku e bën njeriun
- Perëndia dërgon të ftohtin sipas veshjes
- Gjeti tenxherja kapakun
- Më mirë një armik të zgjuar, se një mik budalla
- Përça e sundo
- Mirë a njiri mos me pi, se prish menen e vetë e erzin e vet
- Paraja dhe miqësia e vjedhin drejtësinë
- Kush lëngon s’shpëton
- Gruja dhimset sa dhem bërryli
- Dallëndyshe, ktheje ndryshe
- Ku hyn dielli nuk hyn mjeku
- Si është vendi, bëhet kuvendi
- Dashuri pa zemërime s’ka
- Pa xhelozi nuk ka dashuri të vërtetë
- Besimi i tepruar është më i keq se mosbesimi
- Kush ka zemër, ka krahë
- Mos dil si kërriçi para gomarit
- Hiq e mos ven s’ban
- Si të bësh, do të të bëjnë
- Kur s’ban beftin, del lepri
- Sapo na erdhi varfëria, na iku dashuria
- Sapo na erdhi varfëria, na iku dashuria
- Ku s’të thërrasin mos shko, ku s’të pyesin mos kuvendo
- Si delja qorre pas këmbore
- Kalliri plot e mban kokën poshtë, kalliri bosh e mban përpjetë
- Mendja e urtë, bija e natës
- Shiu në prill për njerëzinë, shiu në maj për bagëtinë
- Kur janë dy, i treti mos u bëj
- Kur zihen dy veta, të dy kanë faj
- Dy gjela në një vikt, s’këndojnë
- Qeni leh atje ku ha
- Vaji i ullirit është ilaç
- Shqiponja s’gjuen miza
- Dashuria është e verbër
- Dashuria e parë nuk harrohet
- Sevdaja më e keqe se fukaraja
- Dashuria e mund frikën
- Peshku ka thënë: “Ha peshk e pi venë, ose më ço ku kam kenë”
- Gomari mban verë e pi ujë
- Kush ka shumë, do edhe më shumë
- Pa e hup bereqetin s’ja din kismetin (Kosovo)
- Ç’ka zemra e tregon fytyra
- E mira çalon, e keqja fluturon
- E mira çalon, e keqja fluturon
- E mira duhet kërkuar, e keqja vjen pa ftuar
- Gjëja e mirë shet veten
- Floriri është i vogël, por ka vlerë të madhe
- Fjalët pak, kryhet rehat
- Gjëja e mirë shet veten
- Kali pa kapistër nuk është yti
- Martesa është e Zotit
- Oreksi vjen duke ngrënë
- Këshilla e vonuar si kofini pas të vjeli
- Trupi plaket, zemra nuk plaket
- S’është përditë Pashkë e Bajram
- Dhelpra, kur plaket, vete bëhet kallogre
- Nuk kam para për të blerë gjëra të lira
- Leku të hap sytë
- U dogj nga qulli e i fryn edhe kosit
- Qëllimi justifikon mjetin
- Molla e ndaluar është më e ëmbla
- Më lehtë të fituarit, më zor të mbajturit
- Njerin e bajnë petkat
- Mos i shiko gunën po shikoji punën
- Urija nxjerr ujkun nga pylli
- Ç’len prej maces, gjuan minj
- ‘A më ha, a të të ha’, kështu qenka kjo dynja
- Nieri mendon, Zoti vendon
- Mikut dhe peshkut i vjen era për tre ditë
- Prilli – ylii
- Lotët e gruas si të krokodilit
- Ujku qimen e ndërron por zakonin s’e harron
- Qeni, ku ha copën, atje lë kokën
- Druri zbut derrin
- Ruana, Zot, prej njeriut të paditur
- Keq më vjen e dëm s’më bëhet
- E keqja vjen me këmbët e kalit dhe ikën me këmbët e breshkës
- Qeni është miku më i mirë i njeriut
- Herë me hir, herë me pahir, gabon edhe ai që është më i mirë
- Frika ruan vreshtin
- I gjalli me të gjallët, i vdekuri me të vdekurit
- Sa e vogël është bota
- Syri i të zot e majm kalin
- Kalova lumin, të dhjefsha kalin
- Dembelin dhe fukarallëkun i gjen në një grazhd
- Qeni i kopshtit nuk han lakra, por nuk lën të hanë as të tjerë
- Të dëgjohen fjalët e pleqve
- Dembelit i çalon gomari nga veshët
- Peshku qelbet nga koka
- Peshku i madh e ha të voglin
- Po ngacmove grerëzën, do presësh edhe thumbin
- Syri i të zotit plehëron arën
- Vdekja është borxh për të gjithë
- Është me të dhënë e jo me të thënë
- Hapi parë është gjysma e punës
- Pa djersë e pa mund, s’ke të mirë kund
- Më kanë sharë pelën se duan ta blejnë
- Pika shpon gurin
- Nji i lujshëm – sa nji i knushëm
- Kush nxiton shumë, bie me hundë
- Po nuk qau fëmija nuk i jep nëna sisë
- Kush vete në mulli doemos do të përmiellet
- Kush s’punon nuk ha
- Kush pjesët ndan, më të mirën mban
- Kur të gënjesh një herë, s’të besohet asnjëherë
- Kush vjen para, bluan
- Buka e dhënë të jep bukë
- As buka nuk hahet vetëm
- Kush e ka fuqinë, ka dhe drejtësinë
- Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë me xhama
- Duhet shoqëri edhe në mulli
- Fati edhe te shtrati
- Qeni kafshon gjithmonë atë që mbetet pas shokëve
- Të vret natën e të qan ditën
- Çke në xhep t’i marrin hop, ç’ke në tru nuk t’i marrin dot
- I mençuri nuk shet dituri, por blen
- Gjumi është vëllai i vdekjes
- Koha shëron plagët
- Koha është flori
- Koha rrëfen të drejtën
- Koha e shkuar nuk kthehet prapa
- Koha mbyll çdo plagë
- Qeni kafshon gjithmonë atë që mbetet pas shokëve
- Ark e çelur – varr i nderit
- Në gojën e mbyllur s’ka se si hyn miza
- Fshat e zanat
- Këpucari i ka këpucët të grisura
- Kur bën dasmë fukarai, çahet daullja
- Dhjetori – i gjori
- Rrugë e mesit shesh e rrafshë
- S’ka oriz pa gurë
- I verbri me një sy është mbret në mes të qorrëve
- Ai hedh urë tek s’ka lumë
- Maji – vëllai
- I mençuri nuk thotë sa di, budallai s’di ç’thotë
- Kur hanë tre, hanë dhe katër
- Miku njihet në ditë të vështirë
- Edhe bakllava të hash përditë, të mërzitet
- Mos shtjer kripë në gjellën e botës
- Shkoi vapa me gushtin
- Shko kah të shkosh, si shpia jote s’ka kurkun
- Porsa zu qerosi lesh, gjithë botën e përqesh
- Ara do farë e jo përrallë
- Në vend të huaj të ha edhe miza
- Ndizi dhe dreqit një qiri që të të mos prishë punë
- Mali me mal nuk takohet, por njeriu me njeriun takohen
- Hysmeqari asht hasmi i të zot
- Edhe bakllava të hash përditë, të mërzitet
- Miqësia miqësi, llogaria llogari
- Dhembi kafshon shpesh gjuhën, megjithatë ata mbeten miq.
- Edhe zorrët në bark trazohen
- Dhembi kafshon shpesh gjuhën, megjithatë ata mbeten miq.
- Moj kasolle, ku na mblodhe!
- Duke gabuar mëson njeriu
- Është pika e fundit që mbush kupën
- I lan kokën gomarit
- Desh të vinte vetulla e nxorri sytë
- Shpëtoi nga shiu e ra në breshër
- Fshesa e re fshin mirë
- Vajti të përgjojë me vesh, dëgjoi fjalë që s’desh
- Asnjëherë s’e do prifti-priftin, hoxha-hoxhën, isnafi-isnafinë
- Fati bëhet si ta bësh
- Si sita që i tha shoshës: «Ti e rrjedh ujin!”
- Shkurti, i ngurti
- Sofrën shtroje edhe me bukë, kripë e qepë
- Nuk mbahen dy kunguj nën një sqetull
- Pula i bën vezët nga sqepi
- Malli i babait – malli i qerratait
- Kursimi është më i mirë se fitimi
- Macja me çorape nuk zë dot minj
- U dogj nga qulli e i fryn edhe kosit.
- Kur rosat udhëtojnë në jug, prit shi për verë të ftohtë
- Huqi del me shpirtin
- Gur – gur bëhet mur
- Gur – gur bëhet mur
- Shtati pyll e mendja fyll
- Kokrra – kokrra bëhet oka
- Urtë e butë e plot tigani
- Pula e botës duket më e madhe
- Përmend qenin bëj gati shkopin. Përmend mikun bëj gati petanikun.
- Gomari me dru, njeriu me fjalë
- Bahësh mjaltë, të vijnë grerëzat
- Kush ban mirë gjen mirë
- Zonja në penxhere, macja në tenxhere
- Kur të hish në prill, hiq një fill
- Mos bëj ‘hop’ pa e kapërcyer gardhin
- Sa rron, shpreson
- Ka më shumë ditë se kuleç
- Hiq inatin, gjej rehatin
- Bëje të mirën e hidhe në det, se del me kripë
- Bëje të mirën e hidhe në det, në mos e dijtë peshku e di Zoti vetë
- Para topit, pushkës, eprorit dhe prapa mushkës mos dil kurrë
- Bukuria pa dituri si lulja pa aromë
- Ç’ti bësh nënës, ta bën djali
- Djali pa lerë e qeleshja e blerë
- Fëmija i vogël të zgjon nga gjumi, fëmija i madh të lë pa gjumë
- Të lëvdon, në qiell të ngre, hapi sytë se të gënjen
- Njeriu i lajmëruar është gjysmë i shpëtuar
- Pleqëria vjen me shokë
- Sot mua nesër ty
- Iku nga shiu e ra në breshër
- Iku nga tymi e ra në zjarr
- Zjarri, uji dhe gruaja e ligë
- Ikë nga njeriu me cen
- Shkoi për lesh e doli i qethur
- Kush ti qit sytë? Vëllai
- Një zog që i prishet foleja, hidhet degë më degë
- Lala Kros, o lala Kros, vetë shkruan e vetë vulos
- Rakia djeg zemrën dhe xhepin
- Më mirë duroje mikun sesa ta humbasësh përgjithnjë
- Larg syve, larg zemrës
- Lakmia – lakfyt
- Kur bën dasmë fukarai, i shpohet daullja
- Kush bën mirë, gjen mirë
- Kur u bë evgjiti pashë, vrau t’anë
- Dhia gjithmonë e ka syrin në mal
- Ka thënë plaku: ‘shko tek shtrati, mos të zëntë gjumi, të pushon shtati’
- Sytë janë pasqyrë e shpirtit
- Është më afër dera se qilari
- Darka e vogël ban shpinë e madhe
- Jashtë valles dinë të gjithë të kërcejnë
- S’ka ç’i bën gomarit e i bie samarit
- Çelësi që punon, nuk ndryshket
- Shpresa vdes e fundit
- Përjashtimi forcon rregullën
- Mësuesi më i mirë është përvoja
- Besimi tund malet
- Pula e botës duket më e madhe
- Zia zinë sjell
- Bukuria një ditë, veprat një jetë
- Ç’lind nga macja, gjuan mi
- I riu ka fuqi, plaku mençuri
- Fjalët e mëdha, punët e vogla
- Gjuha kocka s’ka e kocka thyen
- Dajaku ka dalë nga xheneti
- Njeriu yt t’i nxjerr sytë më thellë
- Kur flet të drejtën vë dyzet hasëm
- Gjënë e keqe s’e gjen gjë
- Një dru i shtrembër prish gjithë barrën
- Nga te folurit kanë vuajtur shumë njerëz, nga të heshturit s’ka vuajtur njeri
- Uria ha bukën thatë
- Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra
- Besimi i tepruar është më i keq se mosbesimi
- Vdekja nuk sheh as fukara, as të pasur, po merr e përpin
- Gruaja ka mund shejtanin
- Gruaja është sikur qelqi
- Gruaja e bukur e vera e ëmbël – farmak për zemër
- Nevoja të bën t’i thuash derrit dajë
- Dita për punë, nata për gjumë
- Kush bëhet dele e ha ujku
- Ç’është nisur, do të bëhet
- Fjala të mëson, shembulli të udhëheq
- Fjala është argjend, heshtja është flori
- Doli fjala nga dhëmballa, mori njëzet e shtatë mëhalla
- Kalliri plot e mban kokën poshtë, kalliri bosh e mban përpjetë
- Kush duron, fiton
- Cigarja kokën e ka të vogël, por hatanë e bën të madhe
- Fjala e mirë është ilaç për plagë
- Shëndetit dhe rinisë pak i dihet vlera
- Paç fatin e kurvës
- Zarët u hodhën
- Atë që tradhëton, as varri s’e don
- Bashkimi bën fuqinë
- E vërteta hollohet po nuk këputet
- E vërteta s’i pëlqen gjithkujt
- Shkoftë kohë e shkoftë mot, e vërteta del me not
- E drejta rri si vaji në ujë
- Jeta nuk është fushë me lule
- Buka e re është e ëmbël, por e vjetra të mban më shumë
- E bëri si ajo: «Më qani ju shoqe burrin, se unë do shkoj në dasmë»
- Petkat e mëndafshta dhe gëzofat e shtrenjtë shuajnë zjarrin e kuzhinës.
- Qentë le të lehin, karvani shkon përpara
- Mos i shiko gunën po shikoji punën
- Pushka tërë ditë lut: ja kokën e tjetrit, ja kokën e të zot
- Shakaja e tepruar ka pasoja prapa
- Qeveria e zë lepurin me qerre
- Me mikun ha e pi, por mos bëj tregti
- Kur të vijnë të këqijat hapu derën
- Babai punëtor rrit fëmijë dembelë, mësuesi llafazan nxjerr nxënës memecë
- Lajmi i prapë, vjen me vrapë
- Fjalët i merr era, karta flet përhera
- Edhe muret kanë veshë
- Kush nxiton shumë, bie në lumë
- Ҫorba e lirë t’i djeg buzët
- Dijet e mëdha janë në fjalë të shkurtra
- Më mirë një vezë sot se një pulë mot
- Qari dhe zarari janë motër e vëlla
- Afati në verë e paret asnjëherë
- Kush e humbi plastë; kush e gjet pastë
- Kjo imja, kjo jotja, kjo në torbën time
- Pak e saktë, shumë e për lumë
- Dëmi i njërit është fitimi i tjetrit
- Fillimi i mbarë, gjysma e punës
- Ç’e mars nata, e pjell dita
- Fëmija dhe budallai thonë të vërtetën
- Atë që njeriu e mëson në djep e braktis vetëm në varr
- Gjënë e përbashkët e hanë qentë
- Qejfi ha edhe kumbulla të tharta
- E mirë është fuqia, por më e mirë është urtësia
- Plaçkë e lirë gëzhin kuletën
- Kur s’ka mend djali, s’ka ç’i bën dhaskali
- Ç’sjell minuta, s’e sjell moti
- Mos shtjer kripë në gjellën e botës
- Ajo që s’të pëlqen të ta bëjë tjetri, mos ia bëj ti atij
- Ajo që s’të pëlqen të ta bëjë tjetri, mos ia bëj ti atij
- Punën kape me dhëmbë, jo me këmbë
- Shtëpia e babës, shitet lirë
- Atë që njeriu e mëson në djep e braktis vetëm në varr
- Dëm i njërit – fitim i tjetrit
- Uku ukun s’e ha (Kosovo)
- Vuri ujkun të ruajë dhentë
- I marri kur hesht, s’është i marrë
- Miku i mikut tim është edhe miku im
- Dashuria ka zemër, xhelozia ka dhëmbë
- Gjaja e ligë ban kambë e ik
- Të kundërtët tërhiqen
- Burrat mbushin thasët, gratë u lidhin grykët
- Po të jesh mik i rrallë, do të jesh mik i dadhur
- Vllazëria vllazëri, shtëpia shtëpi, po qesje qese
- Fëmija dhe budallai belbëzojnë të vërtetën
- Kohët ndryshojnë
- Ҫka shtëpia, të mos e marrë vesh fqinjësia
- Në dorë të njerkës – në dorë të gjarprit
- Kur flet të drejtën, ve dyzet hasëm
- Keq me fol e keq mos me fol
- Dy gjela në një vikt, s’këndojnë
- Jo gjithmonë «Mirë se të gjeta» por edhe «Mirë se erdhët»
- Dora me baltë, buka me mjaltë
- Ditë e re, nafakë e re
- Shiu në prill plot hir
- Atë derë që s’e çel çelësi, e çel paraja
- Më mirë një armik të zgjuar, se një mik budalla
- Nevoja të mëson
- Ha pak të flesh rehat
- Miza kapet më lehtë në mjaltë se në uthull
- Më mirë i lig e i lirë, sesa shëndoshë e me zinxhirë
- Dhelpra plakë i gjen shtigjet
- Heq më shumë nji fill kripi se nji pendë qesh
- Më mirë të punojë fati, sesa shtati
- Më mirë pak se aspak
- Më mirë një mik, se një çiflig
- Kur s’fola, kurrë s’gabova
- Ma mirë një kojshi të mirë, se nji vëlla të largët
- Më mirë fito emër të mirë se para shumë
- Më mirë shëndet se mbret
- Vetmia është më mirë se shoku i ligë
- Më i fortë kulaçi, se ilaçi
- Kushtoi dyzet kali, shtatëdhjetë samari
- Ngaherë duhen dy hile e një trimëri
- Më mirë vdekje me nder se gjallë e pa nder
- I yti kockën ta ha dhe mishin ta le, ndërsa i huaji ta ha mishin me gjithë kockë
- Më mirë një vezë sot se një pulë mot
- Më mirë bukë thatë e rehat , se pilaf dhe dajak
- Më mirë vdekur e me nder, se sa gjallë e i turpëruar
- Më mirë dhelpër e gjallë, sesa luan i ngordhur
- Më mirë pak e saktë se shumë e për lumë
- Ai që pyet nuk humbet
- Ka thënë Nastradini, edhe në diell merr ombrellë
- Kur i morën armët Lekë Dukagjinit, tha: Më mirë të thonë ja Leka, sesa ja varri i Lekës
- Kush ha shumë, i del prej hunde
- Më mirë të dish se të kesh
- Më mirë i pari në fshat se i fundit në qytet
- Më mirë sokol një herë, se sorrë gjithherë
- Më mirë i pari në fshat se i fundit në qytet
- Më mirë të të kenë zili se të të qajnë hallin
- Më mirë vonë se kurrë
- Ma mirë nji kojshi të mirë, se nji vëlla të largët
- Sherri do nge, gjyqi do para
- Më mirë me dhënie, se me thënie
- Më mirë pak e saktë se shumë e për lumë
- Katër sy më mirë se dy
- Martesa është e Zotit
- Një shi n’maj, sa një qerr ar
- Kapen më shume miza me mjaltë se me uthull
- Nevojiten 20 ditë uri për të ngrënë bukën 15-ditëshe
- Qoshja pa plak si shtëpia pa oxhak
- Tund dhe qeni bishtin të lëpijë kërbishtin
- Mëndje shëndoshë në trup të shëndoshë
- Të jep kusinë e të merr shtëpinë
- Çdo njeri është mbret në shtëpinë e tij
- Sa ka jetë, ka shpresë
- Shumë zhurmë për asgjë
- Dhelpra është dinake, por ai që e ze dhelprën, është më dinak
- Nuk mbahen dy kunguj në një sqetull
- Shumë babo e mbytin fëmijën
- Pak e pak bëhet të shumët
- Shumë lajnë duart po pak rrinë në tryesët
- Ujku qimen e ndërron por zakonin s’e harron
- S’ka më qofte te daja
- Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij
- Gruaja e bukur e vera e ëmbël – farmak për zemër
- Shtëpia pa grua si kopshti pa bimë
- Gruaja ndryshon si era
- Bota është shkallë, disa hipin, disa zbresin
- Kurrgjë të re nën diell
- Kush ka frikë nga zoqtë, le të mos mbjellë
- S’ka njeri pa një të keqe
- Kurr nji profetë hatër s’ka gjetë në dhe të vet
- Askush s’ka lindur i ditur
- Kalova lumin, të dhjefsha kalin
- Dasma nuk shihet në fillim por në fund
- Mos fut hundët në punët e botës
- Dasmë pa mish nuk ka
- Buka s’ka turp
- Po nuk ta pa syri e s’ta dëgjoi veshi, mos beso shumë
- Mos pi pa shikuar, mos firmos pa lexuar
- Duhet me qenë dryn me dyzet çelësa
- Në rini vuan për mend, në pleqëri për fuqi
- Nuk sheh trarin në sy të tij por kashtën në sy të tjetrit
- Çudia tre ditë zgjat
- Dy gjela në një vikt, s’këndojnë
- Dardha e ka bishtin prapa
- Do të vijë korriku pa të piqet fiku
- Më thuaj me kë rri, të të them se cili je
- Më mirë një zog në dorë, sesa një mijë e në qiell
- Punën e sotme mos e lër për nesër
- Ku di dhia ç’është tagjia
- Nga e thëna në të bërë shkon në mes një lumë i tërë
- Më mirë të dish t’i mbash, sesa të dish t’i fitosh
- Po nuk prishe nëntë, nuk fiton dhjetë
- Ҫdo gjë që ndrit nuk është ar
- Djalli nuk është aq i zi sa e bëjnë
- Për çdo sy ka bukuri
- Herë me hir, herë me pahir, gabon edhe ai që është më i mirë
- Mish pa kocka s’ka
- Atë derë qi s’e çelë çelsi, e çelë ari (Kosovo)
- Bota është mjaltë e helm përzier
- Qesja plot, të hap çdo portë
- Sado i vogël që të jetë armiku, godite me shkop të madh
- Bota është mjaltë e helm përzier
- S’ka oriz pa gurë
- Bukuria s’është me fis, po kush di dhe e kullandris
- Nuk ka tym pa zjarr
- Më e keqja e ka një të mirë
- Kur ke zemër ke edhe krahë
- Kush merr shtatë dhe prish tetë, s’ka nevojë për kuletë
- Ovullat të mbuluara, dy herë të fituara
- S’ka gëzim pa hidhërim
- Kali i kuq e ka një huq
- Nuk i mësohet noti peshkut
- Merr sytë e mi dhe shikoje
- Gjeti tenxherja kapakun
- Kush luan këmbët luan edhe dhëmbët
- Prifti priftin s’e do në mëhallë
- S’asht i qorr ai që s’sheh por ai që sdon me pa
- S’ka të shurdhër më të shurdhër se ai që s’do të dëgjojë
- Fjala të mëson, shembulli të udhëheq
- Vete qerrja përpara buajve
- Shtriji këmbët sa ke jorganin
- Mos i shiko gunën po shikoji punën
- Në shtëpinë e të varurit nuk zihet litari në gojë
- Nuk duhen lënë grurë e egjër bashkë
- Peshku në det e tigani në zjarr
- Trëndafil pa gjëmba s’ka
- Pasunia ma e madhe e njeriut asht shneti dhe menja
- Puna e shumtë ha të zotin
- Ku të hash bukën, mos përmbys kupën
- Nuk erret nata se mbyll ti sytë
- Vjehrra harron se ka qenë nuse
- Luaj këmbët, të lyesh dhëmbët
- S’piqen mollët për një ditë
- Ku di dhia ç’është tagjia
- Dora me baltë, buka me mjaltë
- Kush don të hajë zogun më parë i shkul puplat
- Nuk mund t’u bëhet qejfi të gjithëve
- S’rron njeriu vetëm me bukë
- Nuk janë të gjithë gishtat njësoj
- Kam qeshur të tjerët, më mbiu në derë
- Sa thana janë, kokrra s’bëjnë
- Gjërat nuk vijnë siç i don
- Kur s’të kërkon njeri për plak, mos dil
- Mos thuaj se nga ky ujë s’dua të pi
- Nuk është vonë për të bërë mirë
- Gjeti tenxherja kapakun
- Nuk mund t’u bëhet qejfi të gjithëve
- Fillimi është gjysma e mbarimit
- Çdo mundim kërkon shpërblim
- Dashuria provohet me vepra, jo me fjalë
- Kokrra – kokrra bëhet oka
- Zanati s’të lë pa bukë
- Njeriu ka dy veshë për të dëgjuar shumë dhe një gojë për të folur pak
- Dhëmb për dhëmb e sy për sy, si ti mua dhe unë ty
- Larg syve, larg zemrës
- Presh me mish e mish me presh
- Jo me “lage sot e rruaje mot”
- Pa kripë nuk bëhet, pa mjaltë durohet
- Të pallurit e gomarit s’vete në qiell
- Si delja qorre pas këmbore
- Durimi është i hidhur, por e ka frytin të ëmbël
- Zogu, ngado të vejë, prapë kthehet në folenë e vet
- Fjala që del nga goja nuk merret më
- Punët peshojnë, fjalët i merr era
- Fjalët i merr era
- Bukë e botës – laku i kokës
- Ha sot, por mendo dhe për nesër
- Dashuria nuk njeh moshë
- S’ka ç’i bën gomarit, i bie samarit
- Vdekja është ligësi që vete në çdo derë
- Pa pare s’këndon as hoxha në minare
- Lëre që na ngordhi gomari, por s’na lënë as mizat rehat
- Kush ecën ngadalë, shkon më larg
- Faj e rrëfyer – gjysmë e ndëlyer
- Mbas lufte të gjithë bëhen trima
- Qeni që leh nuk kafshon
- Guri që rri në një vend, zë myshk
- Sherri do nge, davaja do para
- Varfëria nuk është ves, varfëria s’e humb njerëzillëkun
- Pika, pika bëhet lumë
- Zanati nuk të lë pa bukë, po të pasur s’të bën
- Leku çan malet
- I lëshuan mendtë në Fushë Mbret, sekush mori mendjen e vet
- Pa djersë e pa mund, s’kë të mirë kund
- Qesja nuk zbrazet duke dhënë lëmoshë
- Tund dhe qeni bishtin të lëpijë kërbishtin
- Pemës shikoji frutat, njeriut shikoji punën
- Nga peri mund të kapet edhe lëmshi
- Nuk ka tym pa zjarr
- Mirëmëngjes me interes
- Kush nuk foli, nuk u bë pishman
- Shqipja cof për shkak të sqepit
- Ik sevapës se të zë gjynahu
- Nata e shënendreut, e keqja e dheut
- Po pe mëllenjën, prit pranverën
- Bën nder e gjen qeder
- Mizës përdhesë, kur i rriten krahët, i afrohet ngordhja
- Druri çmohet nga pemët
- Për një pe për një gjilpërë vajti dëm një gunë e tërë
- Nga një vesh i hyn e nga tjetri i del
- Për një gozhdë humbi potkoi
- Guri që punon shtruar, bën miell të butë
- Duke pyetur gjen Stambollin
- Fillimi është gjysma e punës
- Me folë dhe me e mbajtë bëhen dy
- Shpejt e mbarë s’ka të ngjarë
- Kali i botës të lë në rrugë
- Ark e çelur – varr i nderit
- Kur s’ke grurë, e mirë është dhe thekra
- Dora e djathtë të mos dijë se ç’bën e majta
- Kur ke zemër ke edhe krahë
- Ai që i mbështetet pemës së madhe, gjen hije gjithmonë
- Ai qi pret me shpatë, prej saj ka me dekë
- Pështy lart të bie në fytyrë, po pështyve poshtë të bie në gjoks
- Kush do rrezikun, ka me mbetë në të
- Puna në mëngjes, s’të lë pa pjesë
- Shkallët ngjiten një nga një
- Çka zemra e nxjerr vera
- Kur s’ka mend djali, s’ka ç’i bën dhaskali
- Mjerë kush del prej çerdhes së vet
- Nga hatëri i të zot, përgëzon qenë
- Për hatër të luleve njeriu ujit baltën
- Kush ban mirë gjen mire
- Kush të do të rreh
- Kush kërkon gjen
- Ai që ngutet, rrëshqet
- Me këngë e të qeshur, të zezat përqeshur
- As ujë mos pi në knie të hyqymetit
- Kush luan me zjarrin, do digjet
- Kali i huaj të lë në mes të rrugës
- Kush shkon me ujqit, mëson të ulërijë
- Kush fle me qentë, ngrihet me pleshta
- Po të qëndrosh me të çalin, do të mësosh të çalosh
- Kush jep menjëherë, jep dy herë
- Mbill sa je i ri, të hash në pleqëri
- Rruga e shkurtër të nxjerrë gjatë
- Fjala në kandar nuk ka zarar
- Nuk mbahen dy kunguj nën një sqetull
- Gjumi të shëron, gjumi të mundon
- Po i bëre duart me mjaltë, po nuk i hëngre do t’i lëpish
- Kur të gënjesh një herë, s’të besohet asnjëherë
- Vajti të përgjojë me vesh, dëgjoi fjalë që s’desh
- Kush rron vetëm me shpresë, vdes i dëshpëruar
- Durimi – fitimi
- Merr sytë e mi dhe shikoje
- Zanati s’të lë pa bukë
- Kush bën njërën, bën njëmijë Halili 23
- Dhelpra e uritur tërë natën pula ëndërron
- Kush ban shtamën, i ban edhe vjegën
- Kush i bën gropën tjetrit, bie vetë brenda
- Gruan dhe mushkën zgjidhi nga fshati
- Kush nuk foli, nuk u bë pishman
- Fitimi i keq vete për dreq Mahilaj 83
- Si u nis, ashtu u bitis
- Si të shtrosh, do flesh, si të bësh, do gjesh
- Atë që njeriu e mëson në djep e braktis vetëm në varr
- Ai që ka, do dhe ma
- Kalliri plot e mban kokën poshtë, kalliri bosh e mban përpjetë
- Kush trazohet në shumë punë, më në fund mbetet pa gunë
- Gjumë, gjumë, më ke lënë pa rrogë shumë
- Kush flet shumë gabon shumë
- Kush taksën shumë, jep pak
- Qafa e unjur, koka e prerë
- Hallet nuk sosen, por ndërrohen
- Dhia do ferrë
- Një pikë në çati prish një shtëpi
- Po nuk mbolle, nuk korr
- Njeri pa të metë s’ka
- Kur s’ke pulën ha sorrën
- Po s’pate parë Stambollin nuk ke parë botë me sy
- Kush pranon këshilla është më i mençur se ai që i jep
- S’ka ç’i bën gomarit e i bie samarit
- Ai që s’ka fuqi, fut duart në gji
- Kush nuk di të heshtë, nuk di edhe të flasë
- Kush s’lëvdon kasollen e vet, iu djegtë me gjithë gja
- Kush ka frikë valat, mos vejë buzë detit
- Fati ndihmon guximtarët
- Kur s’ke mbjellë, s’ke çfarë korr
- Kush s’ka kokë ka këmbë
- Vëllai pa vëlla – si zogu pa krahë
- Duhet shoqëri edhe në mulli
- Kur kursehet gozhda, vete dëm potkoi
- Kush dha të hollat i ra fyellit
- Fukara, mre fukara, s’të dashka as motër, as vlla
- Në portën e shurdhit mos trokit
- Po deshe të humbasësh mikun, jepi para borxh
- Kush vjen para, bluen
- Po nuk t’u lag prapanikja, nuk ha peshk
- Gjithkush duhet t’i mbetet mjeshtërisë së vet
- Kush nuk ka shijuar të hidhurën, nuk di ç’ashtë sheqeri
- Qesh mirë kush qesh i fundit
- Horri, që ka lindur horr, horr do të vdesë
- Kujt t’i djegë le le të kruhet
- Kush mbjell erën do të korrë furtunën
- Misri i vonë është për lopë
- I fundit o qesh o qan
- Me vesë e pa përtesë
- Nga qelepiri të luan fiqiri
- Po pate frikë nga ujqit mos shko në pyll
- Kur ke kohë, mos prit kohë
- Zanati e ka fundin prej ari
- Kur s’fola, kurrë s’gabova
- Pyet më parë për fqinjësinë pastaj dil e bli shtëpinë
- Ilaçi më i mirë i dhimbjes është durimi
- Kush ka bir e bij, ta lidhi gojën me shami
- Kush gjen një mik gjen një thesar
- Te fqinja ja të ha qeni, ja të ngulet gjëmbi
- Turpi të lë pa bukë
- Tafmaja e madhe të lë pa gjë
- Ai që vjedh një vezë, vjedh dhe një buall
- S’është me vrap, është me çap
- Fjala e urtë s’ka mort kurrë
- Digjet bari i njomë me të thatin
- Kush di shumë, flet pak
- Mendje mendje kjo dynja, mendja mendjes nuk i ngjan
- Ra nga shiu në breshër
- Fjala të dhemb më fort se plumbi
- Gjëja që falet nuk kërkohet
- S’këndon zhaba në të thatë
- Kur e dinë dy, është në dorë të fatit; kur e dinë tre, shkoi në gojë të fshatit
- Qershori – punëtori
- Shtatori – pjellori
- Ta ftosh të keqin të vjedh këpucët
- Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer
- Smira e bren zemrën e njeriut
- Dorën që s’e kafshon dot puthe
- Kullotë dhinë, të të mbushë kusinë
- Nga hatëri i të zot, përgëzon qenë
- Tund dhe qeni bishtin të lëpijë kërbishtin
- Fol pak e dëgjo shumë
- Peri këputet ku është më i hollë
- Pula që nuk bën vezë, kakaris më shumë
- Dimrit bëju gati qysh në verë, verës bëju gati qysh në dimër
- Pa brumë nuk bëhen kuleçtë
- Qejfe qejfe kjo dynja, qejfi qejfit nuk i ngjan
- Dielli i dimrit gënjen vetëm lulet e bajames
- Të ftohtët e marsit hyn në bri të buallit
- Njeriut njëherë i jepet jeta
- I urituri shikon në ëndërr ngastra lakrori
- Nusja dhe vjehrra rrinë qetë në fotografi
- Gjeti tenxherja kapakun
- Sa kija priten para deshësh
- Ai që të mëson për të vjedhur është më i keq se hajduti
- Shumë herë vete shtamba për ujë e një herë thyhet
- Ka thënë Nastradini, edhe në diell merr ombrellë
- E qet gurin e e fsheh dorën
- Pa ardhur gushti s’piqet mushti
- Çdo gjë që lindet dhe do të vdesë
- Gjëja e re është e bukur
- Dashuria është më e fortë se vdekja
- Të gjitha rrugët të çojnë në Romë
- Pas malit ka të tatëpjetë
- Janë munue krejt Shkodra me i dhanë ujë nji magari dhe s’kanë muejtë
- Barku i gjerë, truri i ngushtë
- Barku firë, s’kërcen mirë
- Vaj ajo shtëpi ku pula këndon e gjeli hesht
- Do të ruash sekret nga armiku, mos ia thuaj as mikut
- Gozhda nxjerr gozhdën
- Gur – gur bëhet mur
- Një baba mban dymbëdhjetë fëmijë, ndërsa dymbëdhjetë fëmijë s’mbajnë dot një baba
- Rrëshqet kali me katër kambë e jo njeriu me dy kambë
- Nuk kërkohet gjilpëra në kashtë
- Me një lule nuk vjen vera
- Njëra dorë lan tjetrën, të dyja fytyrën
- Mollët i qëro, dardhat i numëro
- Një mollë e prishur prish njëqind mollë
- Në më rrefsh së pari, të vraftë Zoti, në më rrefsh së dyti, të ndihmoftë Zoti
- U martove? Vdiqe, shkove
- Prilli bën lulen e maji ka nderin
- Të tjera menjton i zoti, të tjera gomari
- Njëri – asnjëri
- Hardhia e bën rrushin, ferra e merr uratën
- Kush mbolli, kush korri
- Mos u helmo o i helmuar, se kjo botë kështu ka shkuar, ca me të qarë, ca me të kënduar
- Ti zot, unë zot, po dhentë kush i kullot
- Është ndarë keq kjo dynja
- Tjerë mihin e prashisin, tjerë verën rrokullisin.
- Puna të mëson vetë
- Buka pa djathë si nusja pa vathë
- Dashuria e shumtë e ka hidhërimin afër
- Leku shkon tek leku
- Nuk sheh trarin në sytë e tij, po kashtën në sy të tjetrit
- Njeriu pa shokë si muri pa tokë
- Shkoi vapa me gushtin
- Fati dhe vesa mbajnë sa vetëtima
- Edhe një dru ta veshësh mirë, do duket i bukur
- Ai që ngutet, vonohet
- Shkarpaxhija të rrijë ndër shkarpa
- Kush kërkon gjen
- I jep gishtin, të merr dorën
- Kunata si nata, kunetërit si lugetërit
- I shëndoshi i bukuri, i pasuri i urti, i vobekti i marri
- Kush duron, trashëgon
- Fukarait i bie më shtrenjtë
- Më e keqja e ka një të mirë
- Gënjeshtarit një herë i shkon fjala
- Kur thahet pusi, atëherë dihet vleftë e ujit
TEMAS TRATADOS
Refranes